Përmbledhje tregimesh Përmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Islam House
9917
4644
Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit
Islam House
11491
4597
Pengesat në rrugë Rruga për në Ahiret është e gjatë dhe në të hasim pengesa të shumta. Autori në këtë libër flet rreth këtyre pengesave dhe paraqet metodën e largimit të tyre nën dritën e Kuranit dhe Synetit si dhe vë theksin se besimtari duhet të qëndrojë i paluhatur derisa të arrijë në fund të kësaj rruge.
Islam House
10786
5396
Njohje e përgjithshme me Islamin Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Islam House
9368
3013
Një mesazh i vetëm! Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
Islam House
9101
4531
Nektari i vulosur i Xhenetit Nevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.
Safie Arrahmane Almoebaarakfoerie
Islam House
9158
4532
Bëhu Musliman Produktiv Ky libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.
Islam House
6992
4034
Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti Mburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.
Islam House
9457
3242
Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit) Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Islam House
4826
1799
Libri i Teuhidit Është e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.
Islam House
7182
4999
Dersovi o postu, teraviji i zekatu Nekoliko lekcija koje se ticu mjeseca Ramazana u globalu.
Islam House
5957
2608
Ky është profeti Muhamed Ky libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Islam House
4158
3514
Kurani i madhërishëm Ky botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Islam House
4424
3757
Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetë Ndihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për
Islam House
4871
3181
Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam Ky dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”
Islam House
3796
1620
Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Lejla Azzam & Aishe Gouvernuer
Islam House
4017
2115
Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëzimin Ky libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Islam House
4773
2243
Islami dhe Krishterizmi “Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”
Islam House
4153
3415
Gabime në të cilat bien disa haxhilerë Ky libërth sqaron disa nga ritualet e haxhit, duke bërë të qartë mënyrën e saktë të kryerjes së tyre në pajtim me traditën e Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe duke tërhequr vërejtjen nga gabimet në të cilat bien disa haxhilerë. Këto rituale dhe gabimet në to janë: Ihrami, tavafi, dy rekatet pas tavafit, ngjitja mbi Safa dhe Merve, qëndrimi në Arafat, hedhja e gurëve, tavafi lamtumirës.
Islam House
6006
2633