- Laurence B. Brown MD
- http://leveltruth.com
- 54
- 8670
- 3003
- 2481
E PRANOVA ISLAMIN, POR… Ç’ TË BËJ MË TEJ…?
Një nga mësimet e para që kam nxënë që në fillimet e mia si autor, ka qenë si ta lokalizoja subjektin e librave të mi e si të përcaktoja rrethin e lexuesve,
për të cilët shkruaja. Në këtë mënyrë, ëndrra vetëm për një libër u tejkalua me botimin e të dytit,
si dhe me një të tretë, që mendohet të plotësojë një trilogji. Ky libër është i dyti në këtë seri. Libri i parë i kësaj serie është shkruar për të udhëzuar ata që janë në kërkim të fesë së të vërtetës. Ai titullohet “Urdhri i parë dhe i fundit” (Publikimet Amana,
website www.amana-publications.com) dhe trajton vijimësinë e zbulesës nga Judaizmi te Krishterimi dhe më pas tek Islami. Ky libër, i dyti i trilogjisë, jep udhëzime për aspektet praktike të fesë islame. Ai u drejtohet të kthyerve në fe si dhe muslimanëve që kanë nevojë
të jenë më të qartë për fenë e tyre.